Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në digën e lumit Rrapuni në Librazhd.
Të dhënat e para bëjnë të ditur se trupi i përket një personi të gjinisë mashkull, por që mbetet ende i paidentifikuar.
Dyshohet se ai mund të jetë mbytur aksidentalisht, mund të ketë rënë brenda në ditë dhe sot, kur është bërë hapja e portave në mëngjes është konstatuar tupi i pajetë.
Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i viktimës, por dyshohet se është banor i zonës.
