Mëngjesin e sotëm është gjetur nga banorët e fshatit Skuraj një trup i pajetë. Ata kanë vënë re kufomën që po pluskonte në lumë dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Forcat e policisë së Kurbinit mbërritën në vendngjarje ku mundën të marrin trupin e pajetë dhe ta transportojnë në mog. Ai është identifikuar si Luigj Gjeloshi dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se është mbytur në lumin Mat. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
