Ish-gjenerali shqiptar Dritan Demiraj shpjegon disa nga arsyet që kanë çuar në një dështim të forcave ruse për të kapur objektivat në Ukrainë, në 5 ditët e fundit që prej nisjes së sulmit.
Demiraj tha se një aspekt i rëndësishëm është humbja e narrativës së luftës nga presidenti rus Vladimir Putin. “Ushtarëve rusë u është thënë se në Ukrainë do ju presin me lule”, tha Demiraj në “Open”.
Sipas tij, në aspektin afatgjatë, Putin do të përballet me fundin e tij, ndërsa Ukraina do të dalë fituese e kësaj lufte në 4-5 muajt e ardshëm.
“Avancimi ka qenë i ngadaltë, hyrja e mjeteve të blinduara dhe mbështetja me aviacion ka qenë shumë e vogël nga ajo që kishte planifikuar Putini. Mbështetja dhe sasia e duhur, mbështetja me mjete logjistike, karburant dhe ushqime janë vendimtare.
Të gjitha objektet e shkatërruara që kemi parë kanë qenë ata që kanë patur për qëllim kapjen e institucioneve të Kievit.
Të gjithë ushtarëve u është thënë që në Ukrainë ju presin me lule, dhe në rastin konkret një nga dështimet kryesore është humbja e narativës së luftës të Putinit. Taktika për marrjen e këtyre objektivave është një dështim deri më sot. Goditja dhe kostoja e luftës së Putinit do jetë e papërballueshme. Ukraina do e fitojë luftën në 4-5 muajt e ardhshëm.
Që nga momenti që janë futur forcat amerikane, elitë holandeze, që kanë mision goditjen guerrile. Putin ka hyrë në një luftë që nuk del dot më. Ky do të jetë fundi i Putinit, në aspektin afatgjatë”, deklaroi Demiraj.