Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjermania nxjerr ‘blof’ Komitetin e Ekspertëve, zbulon rastin e parë të 22-vjeçares që sapo ishte kthyer nga Shqipëria

13:15 / February 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroporti kukes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa autoritetet shqiptare thonë se ende nuk kanë identifikuar një rast me Covid të mutacionit britanik, Gjermania ka dhënë ‘faktet’. Ata thonë se në Shqipëri ka mbërritur ky variant i koronavirusit.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan sot se një 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria ka shfaqur simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit është zbuluar në Taunus, një qytezë pranë Heisenit.

Ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.

Mutacioni mund të identifikohet në Gjermani, por për Shqipërinë ekspertët gjermanë shfaqën skepticizëm. Shqiptarja e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë.

Po ashtu gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ishte e mundur të gjurmoheshin kontaktet e njerëzve të infektuar prej saj dhe të ndërpritej zinxhiri i infeksionit.

Shqipëria pretendon se ka një sistem alerti në Institutin e Shëndetit Publik dhe po monitoron për raste të mundshme të mutacionit të ri, por deri më tani asnjë mostër nuk ka rezultuar e ndryshme nga Covid-19.

Deri në këto momente autoritetet shqiptare deklarojnë se nuk kanë konstatuar asnjë rast të dyshuar.

Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është shumë më e madhe. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026

Tragjedi në Bullgari/ Përfshihen në aksident mbi 70 automjete, 12 viktima dhe dhjetëra të lënduar

12:45 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.