Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri pak para nisjes së mbledhjes tha për mediat se sot nuk do të ketë diskutime për propozimet e PD-së, pasi kjo e fundit nuk ka sjellë asnjë të tillë.
Ai tha se opozita jashtë parlamentare duhet ti sillte në komision këto propozime.
Më herët kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se propozimet e partisë së tij i janë çuar maxhorancës. “Rama ta zbatojë ose të hapë krahun”, tha Basha një javë më parë.
Lexo edhe- “Rama ta zbatojë ose të hapë krahun”, Basha: Platforma e opozitës për reformën zgjedhore
