Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Gjobitet Partizani, Daja paralajmërohet! Nën hetim dy yjet e sulmit

16:43 / May 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partizani cinari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë vendime për shkeljet e hasura në duelet e të premtes dhe në fundjavë. Partizani e ka pësuar me gjobë, ndërkohë që paralajmërohet trajneri Ilir Daja.

Nuk ka shpëtuar dot ndihmësi i tij, Reinaldo Kalari, ndërsa sy lojtarët e sulmit, Jasir Asani dhe Stenio Junior, janë nën hetim disiplinor, me shumë mundësi prej postimeve në rrjetet sociale, përmes të cilave nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj gjyqtarit të ndeshjes me Vllazninë.

VENDIMET E DISIPLINËS DHE ETIKËS –

FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i FK Partizani, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.

Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Jasir Asani.

KF Klosi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër F.C Bulqiza, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Klosi, Romero Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shënkolli U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër Akademia e Futbollit U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Liridona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.