OSBE u përpoq sot të organizonte një tryezë për reformën zgjedhore ku opozita dërgoi përfaqësuesit e saj. Por menjëherë pasi mbajti fjalën dhe parashtroi argumentet e tij, Ivi Kaso i PD-së u largua nga tryeza.
Pas kësaj edhe opozita parlamentare është larguar nga tryezë, duke treguar përçarjen mes tyre. Ralf Gjoni i zgjedhur nga lista e LSI-së, tha se do të bëjë mbledhje të grupeve parlamentare, pasi ata janë për ndryshim të sistemit zgjedhor. Tryezën e sotme ai e quajti një tryezë me tre bashkëkryetarë. “Nuk bëhemi fasadë e një ‘fejese’ PD-PS”, tha Gjoni.
Por teksa ai fliste për mediat kryetarja e grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari i kërkoi të mos bënte show politik. Shihni videon më poshtë.
