Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata lë në fuqi masën, ish-mimistri Beqaj mbron koncesionin 100 mln euro të sterilizimit

13:43 / November 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1507
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë të lërë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ish-ministri u paraqit në GJKKO nën shoqërinë e avokatit të tij Ermal Yzeiri në seancën e parë gjyqësore, lidhur me hetimet e nisura për koncesionin e sterilizimit. Beqaj u prononcua për mediat pas seancës duke rishprehur qëndrimin për të mos kundërshtuar vendimin e drejtësisë, që po ashtu i ka ndalur daljet jashtë vendit, pavarësisht rezervave që ka ndaj procesit hetimor.

“Kam vetëm dy mesazhe për të përcjellë. Së pari siç e kamë bërë publike edhe pardje, unë jam në dispozicion të këtij procesi hetimor dhe kam vendosur përtej opinionit që mund të kem apo rezervave të avokatëve të mi, të mos e kundërshtojë atë vendim”, tha Beqaj.

Ai mbrojti koncesionin e sterilizimit të pajisjeve shëndetësore, duke thënë se çdo ditë i kursen shtetit shqiptar 2.4 ditë qëndrimi në spital të pacienteve.

“Së dyti unë vazhdoj të besoj se çfarë kemi bërë në Shëndetësi ka qenë një gjë e mirë dhe ka sjellë ndryshim rrënjësor për shërbimin shëndetësor të shqiptarëve. Për çështjen në fjalë në janar bëhen 8 vjet që hetohet. Në këto 8 vjet, çdo ditë në të gjitha sallat kirurgjikale të Shqipërisë, 400 kirurgë operojnë në kushte bashkëkohore, sterile. Çdo vit rreth 60 mijë shqiptarë operohen dhe në çdo operacion financave të shtetit shqiptar i kursehen çdo ditë 2.4 ditë qëndrimi në spital”, u shpreh Beqaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përhapet me shpejtësi zjarri në Drenovë të Mallakastrës, rrezik për nënstacionin elektrik dhe një pus nafte

22:46 / July 16, 2025

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Sokol Malaj

21:20 / July 16, 2025

Marrëveshja me Bashkitë, Qeveria miraton ngritjen e Akademisë Vendore për trajnimin e stafeve

21:08 / July 16, 2025

Sot janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 dhe 4 janë aktive

21:00 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.