Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Gjyqtari u godit me gurë gjatë takimit, Delvina humb ndeshjen në tavolinë, nuk kishte masa sigurie

21:06 / December 22, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pulaj arbitri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Delvinës dhe Albpetrolit ku mbeti i dëmtuar gjyqtari Elis Pulaj, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dënuar skuadrën sarandiote.

Delivna ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 për mos përmbushjen e kushteve të sigurisë gjatë takimit.

“KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse” – thuhet në njoftimin e komisionit.

Incidenti ndodhi 3 ditë më parë i ku një person i identifikuar me inicialet A.H., i shpallur në kërkim, u fut në fushë dhe goditi me gurë gjyqtarin anësor të takimit Delvina-Albpetrol, Elis Pulajn.

Ndër të tjera edhe mbrojtësi i Tiranës Marsel Ismailgeci është pezulluar për 2 ndeshje për sjellje antisportive ndaj kundështarëve gjatë përballjes me Skënderbeun.

“Lojtari i KF Tirana, Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik” – thuhet në njoftimin e Komisionit.

Delvina Gjyqtari godit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

15:49 / June 22, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.