Monako, mbrëmjen e sotme ka pësuar një humbje tjetër, por këtë herë më të thellë. Strasburgu nuk pati mëshirë dhe i shënoi plot 5 gola në shtëpi monegaskëve. Falkao ishte ai që ngushtoi diferëncën në 1-2, por që ka shërbyer vetëm si gol nderi.
Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në këtë ndeshje ishte shpërthimi i trajnerit të Monakos, Tieri Henri. Ai ka patur një konfrontim më fjalë, me një prej kundërshtarëve. “Është minuta e 45-të, gjyshja jote është një kurvë”, ishin fjalët e francezit.
Duket se gjithë inatin e krizës që ka kapluar Monakon, Henri ia ka shfryrë kundërshtarit të tij.