Grekët marrin gjysmën e domaineve “.al”, Shqipëria mbetetet modeste në krahasim me fqinjët

Një kompani greke do të menaxhojë më shumë se gjysma e domaineve shqiptare, “.al”. Papaki Internet Services ka marrë në zotërim 100% të aksioneve të regjistruesit shqiptar Host.al, raporton JavaNews.

Sipas burimeve të AKEP në Shqipëri janë regjistruar rreth 20 mijë domaine me prapashtesën .al, shifër kjo tepër modeste krahasuar me regjistrimin e vendeve fqinje si Mali i Zi (.me) me mbi 900 mijë domaine, Greqia (.gr) mbi 300 mijë domaine Kroacia (.hr) rreth 83 mije domaine, Serbia (rs) rreth 80 mijë domaine.

Megjithë perpjekjet për liberalizim, përseri tregu i domaineve dhe sherbimet e hostimit në Shqipëri mbeten ende larg prespektivës së zhvillimit që kanë vendet evropiane në këtë drejtim, shkruan JavaNews. Kjo mbetet ende një industri e mbirregulluar dhe do të kërkoje ende shumë kohë që të zhvillohet me ritmet që kërkon bota e sotme digitale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here