Një 27-vjeçar është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese gjermane në sajë të operacionit të përbashkët “Anti-Skifter”.
Në pranga A.L., 27 vjeç, i shpallur person në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”.
Ai është i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Ndalimi u bë në zbatim të lëtër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
27-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25 vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, paisje elektronike etj.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, iu sekuestruan disa dokumenta për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri si dhe një automjet.
Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani, Task Forca “Anti – Skifter” dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani është provuar se ka kryer 25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.
Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018 në dhjetë rajone në Gjemani.
Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti – Skifter” dhe më pas nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është regjistruar procedimi penal.
Theksojme faktin se në muajin tetor të vitit 2018, pas bashkëpunimit të sukseshëm të organeve ligjzbatuese të Gjermanisë me Policinë Shqiptare u bë e mundur të identifikohet dhe të arrestohet shtetasi shqiptar G.SH, si pjesëtar i këtij grupi kriminal.
