Një 30-vjeçar ka goditur me sëpatë të atin dhe më pas ka tentuar të largohet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.00 ku D.V., 30 vjeç pas një sherri me të atin, Kujtim Veliu, 67 vjeç e ka goditur me sëpatë këtë të fundit. 67-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
I riu është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur më pas nga policia.
INFORMACIONI PARAPRAK
Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.
Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.
Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
