Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditet banda kriminale, 7 në pranga për drogë e trafikim të miturish (VIDEO)

10:07 / July 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim maliq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatë të arrestuar dhe një në kërkim është bilanci i operacionit të koduar “Zereci”, i cili goditi një grup kriminal që do të trafikonte një shtetase të mitur drejt Greqisë, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Por krahas kësaj ky grup kultivonte dhe bimë narkotike. Në krye të tyre ishte një 33-vjeçar nga fshati Drithas i Maliqit, i cili është dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”.

NJOFTIMI POLICISE

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Zereci”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje.

Parandalohet trafikimi i një shtetaseje të mitur në drejtim të Greqisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Goditet edhe një tentativë e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndër ta pjesëtari i një organizate kriminale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë në Greqi.

Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër.

Sekuestrohen armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare (lekë, dollarë euro), bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, një armë zjarri, një armë e ftohtë, granata dore.

Në vijim të punë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, në kuadër të procedimit penal të nisur 2 muaj më parë, ndjekur me metoda speciale hetimi, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Sektorit për Rendin e Policimin në Komunitet në DVP-Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”Zereci”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit:

• R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);

• M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;

• E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;

• R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;

• E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

• O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

• Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

• L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan;

Nga hetimet e kryera është provuar se shtetasit R.L, M.F, E.B, R.M dhe L.P, kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur.

Gjithashtu shtetasit R.L, M.F, E.K dhe O.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq, të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.