Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gonxhja: 11 % turistë më shumë në mars, Shqipëria destinacion në rritje pavarësisht sfidave globale

10:30 / April 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0709
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik, konfirmuar kjo edhe nga shifrat gjithnjë në rritje të vizitorëve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se, vendi ynë, gjatë muajit mars, mirëpriti 609,363 vizitorë të huaj, një rritje prej +59,598 turistësh krahasuar me marsin e vitit 2025, ose rreth 11% më shumë.

“Në një kohë sfidash globale, Shqipëria po spikat si një alternativë e sigurt dhe gjithnjë e më tërheqëse për turizmin gjithëvjetor. Nga natyra te trashëgimia kulturore, mikpritja, kulinaria dhe jeta artistike, oferta turistike shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës”, u shpreh ministri Gonxhja.

Jo vetëm marsi, por në të tre muajt e parë të vitit është regjistruar rritje e numrit të turistëve, të biletave për vizita në parqet kulturore historike, zonat e mbrojtura dhe kalatë. Ndërkohë që synimi kryesor mbetet arritja e një turizmi gjithëvjetor, duke ofruar diversitet të lartë në turizmin natyror, kulturor, historik, aventurë, traditë, kulinari e më gjerë.

Kështu, shifrat konfirmojnë trendin edhe në Kalanë e Gjirokastrës e cila, sipas DRTK, gjatë muajit mars 2026, është vizituar nga 14,253 vizitorë, duke shënuar një rritje prej +57.56% krahasuar me marsin e vitit 2025

Ky trend pozitiv tregon interesin gjithnjë në rritje për trashëgiminë kulturore dhe historinë e qytetit të Gjirokastrës.

Blendi Gonxhja destinacion Shqipëria turistë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

Kumbaro: Shkollat janë rikthyer në normalitet, nuk do të tolerohen presionet ndaj nxënësve

20:59 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.