Policia e Dibrës bën të ditur se është kapur në Tiranë një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen me armë të 300 mijë lekëve në një shtëpi në Grykë Nokë.
Sipas policisë M.K., 25 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve, është kapur nga efektivët në Bathore të Tiranës.
Lexo edhe- Grabitje në Dibër/ Kapen dy prej autorëve, dy të tjerë në kërkim bashkë me paratë (VIDEO)
NJOFTIMI
Kapet autori i tretë i vjedhjes me armë të një shume parash në fshatin Grykë Nokë / Dibër
Në vijim të punës së bërë nga Policia e Dibrës, për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Grykë Nokë, u bë e mundur kapja e njërit prej tyre.
Falë informacioneve të marra për vendndodhjen e dy autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes Policisë së Dibrës dhe Komisariatin nr 5, Tiranë, u bë e mundur që në Bathore, nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr 5 Tiranë, të kapej dhe arrestohej shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë(dy të arrestuar dhe një në kërkim), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një shumë parash në banesën e shtetasit I.H.
Vijon puna për kapjen e autorit të katërt për vjedhje me armë.
