Revista e famshme sportive, AS, raporton se familjarë të Thiago Silvës, futbollist brazilian që luan me PSG, kanë rënë pre e grabitjes.
Siç raporton revista motra e mbrojtësit dhe djali po shkonin në një qendër stërvitore kur u kanë dalë përpara dy persona. Ata zbritën nga motori dhe i morën me dhunë një orë me vlerë të madhe. Të tmerruar familjarët e Silva kanë denoncuar në polici.
Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar bashkëshortja e Thiago, Isabelle. ““Mbizotëron pasiguria. Ne kurrë nuk kemi refuzuar ndonjë fotografi apo autograf për tifozët, shpresojmë që t’i gjejë policia”, shkruan ajo.
