Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, ku persona të armatosur e të maskuar dyshohet se vodhën një sasi të konsiderueshme parash.
Në një postim në facebook, Berisha akuzon qeverinë si përgjegjëse, ndërsa shkruan se paratë e grabitura, sipas tij do të përdoren për fushatën elektorale të ardhshme.
