Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Greqi/ Ndërron jetë nga Covid-19 një person i vaksinuar

13:24 / August 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto vaksina1594814676 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajme jo të mira vijnë nga Greqia, ku është regjistruar vdekja e parë e një shtetasi të vaksinuar plotësisht kundra Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i repartit të reanimacionit të spitalit Papanikolau të Selanikut, Nikos Kapravelos mëngjesin e së dielës duke sqaruar se pacienti në fjalë jo vetëm që kishte kryer të dyja dozat e vaksinës, por nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

Gjithashtu ka theksuar se personat e vaksinuar duhet të zbatojnë masat sipas protokolleve për ambientet e mbyllura sidomos duke mbajtur maskën, pasi varianti Delta i koronavirusit është tepër i transmetueshëm.

Gjithsesi mjeku ne fjalë ka bërë thirrje qe të vazhdohen vaksinimet ne mënyrë qe te krijohet i ashtuquajturi “muri mbrojtës” ndaj pandemisë.

Specialistët ne Greqi u janë referuar ditët e fundit kërkimeve shkencore nga SHBA, Izraeli dhe shtete të tjera, sipas te cilave te vaksinuarit edhe infektohen edhe infektojnë. Por theksojnë gjithashtu se kryerja e vaksinës ka ulur ne mënyrë te ndjeshme vdekshmërinë.

Ne Greqi vetëm 5.5 mln persona janë vaksinuar plotësisht dhe gati 300.000 te tjerë presin te kryejnë dozën e dytë.

Autoritetet shëndetësore janë gjithashtu të shqetësuara për faktin se Greqia renditet në vend të dytë në BE që nga shkurti deri në qershor të këtij viti sa i përket vdekshmërisë në periudhën e pandemisë, në këto muaj në raport me numrin e popullsisë. Ne 24 orët e fundit përsëri Greqia regjistroi 3,270 raste të infektuara, 236 të intubuar dhe 24 viktima nga Covid 19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.