Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gripi i shpendëve, Ikonomi tregon detaje: I pranishëm më shumë te kjo kategori. U soll nga…

13:23 / June 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60cb2ed781948
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milva Ikonomi ka bërë me dije se Ministria e Bujqësisë po ndjek disa hapa për mbajtur nën kontroll vatrat e gripit të shpendëve që janë identifikuar në vendin tonë, ku tha se ndiqet në mënyrë sistematike informacioni që vjen nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

Ikonomi theksoi se sëmundja ndodhet në shpendët e oborreve, por jo aty ku prodhohen vezët apo rriten shpendët për mish. Sipas saj, në vendin tonë gripi ka ardhur përmes shpendëve të egër shtegtarë që erdhën në vendin tonë me ngrohjen e temperaturave.

“Nëpër stabilimente ka një protokoll mbarështimi që ndiqet në bazë të rekomandimeve të BE. Kur ka shenja, duhet të informohen fermerët…Për secilën zonë është vënë në shërbim veterineri i urgjencës. Merret gjak nga një shpend i sëmurë dhe sillet tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.”

Ky është protokolli që ndiqet në rast se shpendët shfaqin shenja. Ministrja tregoi se shtama e gripit e identifikuar në këtë rast është H5N8, dhe hapat që ndiqen në fermën ku ka shpendë të infektuar janë këto: “Izolohet ferma. Si shpendët e gjallë si ata që kanë ngordhur asgjësohen të gjithë. Më pas shpendët futen në qese që zeza, groposen, dezinfektohen me gëlqere dhe mbulohen me një rrjetë.”

Por si do t’u vijë në ndihmë Ministria fermerëve që po humbasin shpendët si pasojë e gripit?

Ministrja Ikonimi thotë se mbahet një procesverbal ngordhjeje dhe më pas të prekurit do të dëmshpërblehen pas përfundimit të pandemisë. Sa i përket mishit apo shpendëve të gjalla që eksportohet nga jashtë, Ikonomi bën të ditur se masat e kontrollit janë shtuar.

“Kemi një listë të tregtarëve të shpendëve, numri që ka në QKB na rrit dy masa sigurie, kemi në çdo pikë kufitare prezencën e AKU-së që ka për detyrë të kontrollojë certifikatën veterinare.”

Ministrja sqaroi se rreziku më i madh vjen nga kontakti me një shpend të gjallë të infektuar sesa nga nënproduktet e tyre.

“Nuk na bëjnë dëm nënproduktet. Në temperaturën 72 gradë Celsius virusi zhduket.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.