Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grupi Folklorik “Petralba” Klos, nderuan me çmime mirënjohje miqtë nga Kosova

15:21 / April 2, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
IMG 20190330 WA0060
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Më 10 korrik 2019 mbushen dy vjet, kur një grup artistësh themeluan grupin folklorik me emrin simbolik per grupin Folklorik “Petralba” të Bashkisë Klos. Siç është bërë i njohur, programi i këtij grupi është me tematikë dhe interpretim të pasur, me valle, melodi e këngë nga më të bukurat e folklorit matjan e më gjërë.

IMG 20190330 WA0061

Në Festivalin e parë “Fest Folk Klosi”, organizuar në shtator 2018, erdhën dhe konkuruan në Klos shoqëri kulturore-artistike dhe grupe folklorike nga mbarë trojet etnike. Ishte një ngjarje artistike dhe tregues i shpalosjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Bashkisë Klos.

IMG 20190330 WA0005

Pas festivalit, me ftesë të Shoqërisë Kulturore Artistike “Ardhmëria” Gjakovë dhe Shoqërisë Kulturore Artistike “Zëri i Llapushës” Malishevë, drejtues të Grupit Folklorik “Petralba” bënë një vizitë miqësore në Gjakovë e Malishevë. Dhe sot drejtuesit e këtyre shoqërive kulturore erdhën midis anëtarëve të Grupit Folklorik “Petralba” për një takim miqësor e për të thelluar bashkëpunimin në fushën e kulturës.

IMG 20190330 WA0003

Ata shoqëroheshin nga prof. Muhamet D. Rogova; Muhamet Morina, kryetar i Ansamblit “Shqiponjat e Dukagjinit” etj. Kryetari i Grupit Folklorik “Petralba”, z. Ikli Punavija ju uroi mysafirëve mirëseardhjen dhe i përshëndeti përzemërsisht. Veç respektit të madh e gëzimit shpirtëror që përshkoi Bashkinë Klos; Zyra e Arsimit, Kulturës, Sporteve e Turizmit dhe Grupi Folklorik “Petralba”, nderuan me mirënjohje miqtë e nderuar, Ramadan Hoti, Jakup Krasniqi, Egzon Ademaj dhe Ali Mulaj, me motivacionin: “Për ndihmesë e bashkëpunim të suksesshëm në veprimtaritë e zhvilluara për promovimin e vlerave folklorike të artit popullor kombëtar, duke u bërë të dashur dhe të respektuar për Grupin tonë Folklorik e më gjërë”.

IMG 20190330 WA0063


Pas kësaj ceremonie shumë domethënëse për të pranishmit u shfaq një program i pasur folklorik përshëndetës. U interpretuan valle nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Tahir Hoxha” Klos, valle dyshe burrash nga Selman Beshiri, Pëllumb Elezi, Rexhep Ahmati, shoqëruar në ciganë nga Athurim Xhepi e lodër Man Xhepi, dhe një valle karakteristike nga Sajme Kurti. Këndoi e kërceu mjeshtërisht dhe Grupi i vogëlushëve “Kukuruku”, përgatitur nga Anduena Sefgjini. Kënga “Vend i dashur ku unë linda” u këndua nga rapsodi Islam Hasi dhe Veri Beça, ndërsa rapsodët e Malishevës, Shaban Bytyçi dhe Nuhi Dobruna kënduan këngë të bukura patriotike. Vajzat e Grupit Folklorik “Petralba” interpretuan bukur valle me motive matjane. Ndërsa Aziz Bytyçi, gazetar nga Prizreni, interpretoi poezinë “Plisi”. U bënë dhe përshëndetje miqësore e ftesa për thellim bashkëpunimi.

IMG 20190330 WA0062

Folklorik Grupi Kosova Petralba
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Si nëpër filma, i riu mori përpara me makinë disa makina policie, arrestohet

10:40 / May 23, 2025

Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit! Arrestohen 7 persona

10:20 / May 23, 2025

RENEA dhe policia zbarkojnë në Durrës, shoqërohen disa persona

09:00 / May 23, 2025

Si pritet të jetë moti gjatë ditës

08:40 / May 23, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.