Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Grushta dhe dhunë në futbollin vendas, Disiplina pezullon futbollistë dhe zyrtarë klubesh

10:26 / September 27, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1695802259 superliga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit. Skënderbeu i Superligës, AF Elbasani, Burreli dhe Flamurtari janë dënuar me gjobë për hedhje të sendeve të forta në fushë nga tifozët. Zyrtari i Besës, Romeo Bizhdili për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes është dënuar me tre duele pezullim. Dënime për disa lojtarë të Shënkollit dhe Veleçikut, kjo për sulm fizik ndaj kundërshtarit. Dënime edhe te moshat për agresion fizik në fushë, teksa Maliqi humbet në tavolinë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë për mosparaqitje kundër Delvinës.

Vendimet e plota:

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  3. KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i Shënkollit, Kristjan Ceku, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KSSH Veleçiku, Amarildo Kacaj, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Zyrtari i KS Besëlidhja, Alket Kruja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Shkumbini, Redin Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
  11. Lojtari i KF Shkumbini, Geri Selimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
  12. Lojtari i KF Shkumbini, Renato Toromani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
  13. Lojtari i KF Tirana U-17, Murselo Dërvishi, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i Dinamo City U-17, Dion Cara, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Lojtari i Shkëndia TR U-17, Enoklid Rajta, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Lojtari i KF Vllaznia U-17, Ersid Valikaj, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. KF Maliqi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin e parë paraeliminator të Kupës së Shqipërisë, kundër FK Delvina, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
  18. Celjen e hetimit disiplinor per aktivizimin e mundshem nga KF Apolonia U-19 te lojtareve qe nuk kane te drejte te luajne, mbi bazen e ankeses se FC Internacional Tirana U-19.
  19. Celjen e hetimit disiplinor per deklaratat e publikuara ne media nga FC Besa ne perfundim te ndeshjes kunder FC Korabi.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Mateus Levendi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Pogradeci FK, Kevin Myslimi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Komisioni i Disiplinës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.