E ardhmja e Pep Guardiolës te Mançester Siti është më në dyshim se kurrë. Tekniku spanjoll dështoi në kampionat teksa titulli tashmë është në duart e Liverpul. Loja e “qytetarëve” këtë sezon nuk ka bindur, megjithatë para është ndeshja e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid.
Ndaj, vëmendja e ambientit të Sitit është fokusuar vetëm te ndeshja nda madrilenëve. Tekniku spanjoll është i qartë se vetëm finalja e arritur në FA Cup nuk mjafton dhe vetëm Champions mund të shpëtoj sezonin. Në këtë formë, ish-tekniku i Barcelonës shprehet se nëse dështon të eliminojë Realin, atëherë e pret një shkarkim të mundshëm.
“E di që është shumë e vështirë të fitosh Ligën e Kampionëve. Ëndërroj ta fitoj dhe shpresoj t’i shijoj dy ndeshjet kundër Real Madrid. Duhet të përgatitemi sa më mirë për t’i eliminuar. Por, e di që nëse nuk ia dalim atëherë presidenti apo drejtori sportiv mund të më thonë se jam i shkarkuar. Unë do e pranoja këtë”, u shpreh Guardiola.