Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Guardiola tallet me FIFA-n dhe UEFA-n: Ta bëjnë vitin diellor me 400 ditë

18:44 / April 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guardiola pep
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pep Guardiola mendon se çdo diskutim që bëhet për të ndryshuar kalendarin e ndeshjeve duke shtuar të tjera, është i dëmshëm për cilësinë e futbollit që prodhojnë lojtarët në fushë. I pyetur në konferencën për shtyp se çfarë mendimi kishte për ndryshimin e Ligës së Kampioneve, tekniku i Mançester Sitit, një prej klubeve që tentuan të shkëputeshin nga turneu për të krijuar Superligën, tha se ideja në parim ishte e gabuar, duke mos kursyer ironinë ndaj atyre që e kishin ideuar.

“I gjithë futbolli botëror kërkon një cilësi më të mirë, ndërsa nga ana tjetër duan më shumë sasi. Nuk jemi ne që komandojmë, duhet t’i kërkojmë UEFA-s e FIFA-s që të zgjatin vitin. Ndoshta mund ta çojnë në 400 ditë…”, ishte ironia e teknikut spanjoll para mediave.

Thuajse të gjithë trajnerët kanë kritikuar planin që është bërë nga UEFA për të modifikuar Ligën e Kampioneve, me fazën në grupe që do t’i vendosë përballë 10 kundërshtarësh të ndryshëm sipas shortit, duke i dhënë fund sistemit të deritanishëm me grupe fikse. Kështu do të shtohet edhe numri i ndeshjeve që do të luajnë skuadrat duke bërë që takimet të zhvillohen edhe në dhjetor apo janar, muaj që deri tani kanë qenë pushim. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.