Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Guardiola tregon gabimin e Barcelonës: Do të kishin fituar 2-3 Liga Kampionesh më shumë

22:19 / April 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guardiola
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pep Guardiola është i bindur se Barcelona do të kishte fituar 2-3 Liga Kampionesh më shumë në vitet e kaluara nëse klubi katalanas do të kishte mbajtur brazilianin Nejmar në radhët e tij. Klubi bleu futbollistin në vitin 2013 nga Santos, duke formuar një nga treshet e sulmit më të forta të dekadës së fundit,  përkrah Mesi e Suarez, me Guardiolën që e cilësoi si më të mirën që kishte parë.

Gjatë viteve të qëndrimit të tij te gjigantët e La Liga ata fituan 2 kampionate, 3 Kupa Mbreti dhe 1 Ligë Kampionesh. Por pastaj ai vendosi të largohej në vitin 2017 te PSG që pagoi 222 milionë euro për kartonin e tij. Tashmë Guardiola do ta ketë si rival në Ligën e Kampioneve të mërkurën, kur Mançester Siti i tij do të ndeshet me PSG-në e brazilianit të cilin e kishte vlerësuar që kur e kishte patur si kundërshtar në Botërorin e klubeve në vitin 2011. Ai tregoi sot fjalët që u kishte thënë asokohe katalanasve.

“Unë thashë “ky është mbreti i Santos” dhe të gjithë lojtarët mbetën gojëhapur. “O Zot çfarë lojtari!”. Ishte një kënaqësi ta shihje si spektator”, ishin fjalët e sotme të Guardiolës për momentin kur kishte pasur përballë Nejmar.

“Ai ka Brazilin mbi shpatullat e tij. Numri 10 nuk është i lehtë për t’u mbajtur. Jam shumë i sigurt se nëse do të kishte qëndruar te Barcelona, ata do të kishin fituar 2 apo 3 Liga Kampionesh më shumë me Mesi e Suarez, treshja më e mirë që kam parë.

Ai vendosi të shkonte në Paris, një qytet i këndshëm e një klub i tillë siç duket nga jashtë. Unë do të dëshiroja që të luante me rregullsi, por jam një admirues i madh pasi ai ndihmon të bëjë futbollin më të mirë dhe është kënaqësi të luaj ndaj tij dhe atij ekipi”, tha Guardiola. 

barcelones gabimin guardiola
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.