Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Hafizi: Brdariç ka bërë mrekulli, i mungon cilësia në skuadër. Edhe vendi i katërt apo i pestë është sukses

21:54 / May 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hafizi astrit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Astirt Hafizi është i bindur se Vllaznia e këtij sezoni ka tejkaluar çdo pritshmëri dhe për këtë arsye e cilëson një mrekulli punën që ka bërë Thomas Brdariç duke e çuar afër titullit kampion. Megjithatë, në “SuperSport” ai e vlerësoi ndeshjen e sotme të shkodranëve si më të dobëtën e këtij sezoni, jo për faj të trajnerit por të lojtarëve që kishte në dispozicion e të cilët kishin mangësi të dukshme cilësorë në krahasim me skuadrat e tjera pretendente.

“Vllaznia nuk hyri fare në lojë, ishte në veprime të dëshpëruara, nuk luajti mirë si skuadër. Ishte ndeshja më e dobët e Vllaznisë, në momentin më të gabuar. Kur kishte nevojë që skuadra të nxirrte në pah grupin, anën më të mirë të saj, doli jashtë loje, duke bërë veprime të tepruara individuale, mbajtje topi, pa qartësi. Në fund u bë nervoze, nuk e kuptoj pse, se Kukësi luajti një ndër ndeshjet më të qeta, me qetësi, është skuadër shumë e vështirë dhe sot Vllaznia e humbi një mundësi dhe mund ta nxjerrin jashtë loje fitoret e skuadrave të tjera nesër.

Nëse flasim për Vllazninë si pretendente, i mungojnë disa faktorë. E para është cilësia, cilësia lë për të dëshiruar. Çdo skuadër që kryeson mendoj i ka 2-3-4 lojtarë cilësorë. Te Vllaznia mungon, po të shohësh edhe me vëmendje ata që u futën, ata që ka blerë në janar, lënë për të dëshiruar. Pastaj ekipi pëson gol që në minutën e 5. Me një skuadër që ka sulm të tillë që në minuat e para nuk mund të luash kaq hapur.

I mungon cilësia, duke futur edhe sulmuesit. Kanë punuar për grupin, por nuk ka sulmues goli. Për mua nuk ka, sikur të dilte në vendin e katërt e të pestë për këtë vit, ka realizuar një objektiv. E kemi thënë se Vllaznia nuk u ndërtua për të dalë kampione. Teuta, Partizani e Laçi kanë bërë disa blerje kaq të mira.

Me grupin që ka Brdariç po bën maksimumin, me atë që ka paraqitur në këtë sezon mendoj se ka bërë mrekulli. Dhe ta shohësh sot është lojë jo e mirë e Vllaznisë, të kënaqemi me këtë lojë mendoj se është shumë pak. Ka marr maksimumin e po merr, puna e tij është për t’u lavdëruar. Sot mund të gjenim gabime e ta kritikonim, por duke parë këta lojtarë që ka…”, ishte analiza e Hafizit.

Astrit Hafizi brdariç Katert skuader
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.