Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Hajdari”, Fatos Klosi: Ja pse Berisha është më i rrezikuari. SHIK kishte raport sekret

09:45 / March 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos klois
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, sot SHISH, Fatos Klosi është shprehur i gatshëm të dëshmojë për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

Duke pasur këtë post në kohën kur ndodhi ngjarja, ai do të thirret edhe dëshmitar në procesin që gjykata vendosi të hapë pas kërkesës së Izet Haxhisë. Klosi ka dijeni për ngjarjen dhe të gjitha informacionet thotë në një intervistë për gazetën “Sot” është i gatshëm t’i thotë para trupës gjykuese, gjithmonë nëse do të thirret si dëshmitar,pasi për momentin është pjesë tek lista e dëshimtarëve të thirrur nga Izet Haxhia.

Sipas Klosit, ish-kryeministri është i implikuar në këtë histori sepse në mes hyri lufta për pushtet brenda PD dhe tani me rigjykimin e çështjes dhe me provat e faktet që mund të dalin në pah pozitat e tij mund të lëkunden. Megjithatë, Klosi theksoi se SHIK-u në atë kohë ka përgatitur edhe një material sekret për vrasjen e Hajdarit, raport i cili është në dorë të prokurorisë. Aty gjenden të shkruara të gjitha detajet, faktet dhe informacionet që dispononte SHIK, por Klosi është i gatshëm që të flasë rreth këtyre materialeve edhe nga salla e gjyqit.

“Gjykata mirë bëri, unë e kam përkrahur. Kam thënë që është një e drejtë e tij të rigjykohet duke qenë se është dënuar në mungesë. Unë uroj që ky të jetë një shans i mirë që të zbardhet e vërteta lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit. Atëherë gjykatësit nuk arritën të pyesnin personazhet kryesorë që mund të pyeteshin në atë kohë. Ata u kufizuan vetëm në faktet konkrete që u gjetën në vendin e ngjarjes dhe kaq. Por se kush ishin porositësit e ngjarjes, kush kishte ndihmuar dhe kush nuk kishte ndihmuar nuk deshën të ngatërrohen sepse natyrisht ishte një “patate e nxehtë”. Ishte një gjë që i bezdiste sepse iu takonte të merreshin me njerëz shumë të rëndësishëm. Kështu që mbase është rasti tani që drejtësia të tregojë veten e saj që ta trajtojë problemin pa asnjë lloj paragjykimi. Jam i sigurt që gjyqi nuk do të bëhet me dyer të mbyllura, kështu që çdo provë dhe fakt që Izet Haxhia thotë se ka, do të bëhen publike”, ka thënë Klosi për gazetën “SOT”.

hajdari shik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.