Rastet e vjedhjeve në Rinas janë shtuar shumë kohët e fundit.
Rasti më i fundit është denoncuar nga gazetari Bardhi Sejdarasi, i cili qëllimisht ka vënë shishen e një parfumi të shtrenjtë në valixhe, e cila është grabitur.
Sejdarasi tregon se kishte për të udhëtuar nga Rinasi në Stamboll dhe më pas në Pragë, dhe qëllimisht kishte provokuar me një shishe parfumi bosh, e cila ‘’kishte avulluar” nga valixhja.
‘’Hajdut muti i Rinasit! U dogje këtë herë! Në kutinë e parfumit të shtrenjtë ishte vetëm shishja, pra bosh! Tani i duhet thënë STOP hajdutëve “kinezë” të Rinasit. Policia kufitare dhe autoritetet duhet ta ndalojnë këtë masakër banale të vjedhjes së çdo gjëje! Turp, shumë turp! “, shkruan mes të tjerave gazetari.
