Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës, Balluku: Do të jetë një investim privat, do të kushtojë 37 milionë euro

15:52 / July 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku 1 770x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është hapur gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës. Në një dalje publike, ministrja Belinda Balluku u shpreh se ky aeroport do të jetë një investim privat dhe do të kushtojë 37 milionë euro. Ajo tha se shteti nuk do të jetë i përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt dhe nuk do të ofrojë garanci financiare, por do të jetë në mbështetje të investitorit.

“Prej kohësh Kryeministri Rama ka lançuar strategjinë për zhvillimin e Aviacionit Civil duke njoftuar si ky zhvillim do të vijë. Pas kontratës së re të firmosur nga qeveria dhe koncensionari i aeroportit të Tiranës , pas hapjes së aeroportit të Kukësit që ka arritur normalitetin duke kryer fluturime përditë. Pas firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës tani është radha për lançimin e garës për aeroportin e Sarandës. Ministria e Financës ka marrë përsipër kostot për procedurën e koncensionit. Është një procedurë e lehtë pasi shteti nuk ka përfshirje direkte. Shteti nuk ofron një garanci financiare. Do të jetë investim privat që do të kushtojë 37 milionë”- u shpreh ministrja Balluku.

Ministrja Balluku u është përgjigjur edhe skeptikëve dhe deklaratave të Partisë Demokratike duke thënë se puna flet vetë dhe nuk ka nevojë për fjalë.

“Ndoshta për skeptikët që po thonë për atë të Kukësit që ishte 3D padyshim puna flet dhe nuk ka nevojë për fjalë. Aeroporti i Sarandës do t’i shtohet infrstrukturës ajrore pasi është një kollonë e fortë për zhvillimin e vendit. Kemi pasur interes nga grupe të ndryshme në Europë dhe jam shpresëplotë që edhe ky process do të jetë i sukseshëm”- u shpreh ministja.

Më tej Balluku tha se në 3-4 vityte e para në aeroport pritet në elaborohen mbi 1 milionë pasagjerë. Gara për aeroportin do të qëndrojë e hapur nga data 2 gusht deri me 23 shtator

“Në Sarandë presim që në 3-4 vite te elaborojmë 1 milionë pasagjerë. Gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë nga data 2 gusht deri më 23 shtator. Investitori do të ketë mbështetjen totale të shtetit dhe ministrive por procesi i shpronësimeve do të bëhet nga shteti bashkë me Agjensinë e Shpronsimeve. Unë jam e sigurt që banorët e Sarandës do të jenë te kënaqur nga ky lajm i ri”- shtoi Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.