Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Harta e re gjyqësore, KLGJ miraton nisjen e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

17:38 / November 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
llagami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi këtë të hënë vendimin “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i cili vjen në zbatim të VKM-së Nr.495, datë 21.7.2022, “Për riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave”.

Në një njoftim për mediat, KLGJ thotë se akti i miratuar nga Këshilli është një akt normativ nënligjor, i cili është i harmonizuar me misionin, vizionin dhe vlerat thelbësore të pushtetit gjyqësor, si dhe Objektivin Strategjik 3 të Planit Strategjik të KLGJ 2022- 2024, që synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve efikase përmes miratimit dhe zbatimit të Hartës së re Gjyqësore.

Ky vendim është konceptuar si një vendim kuadër që përcakton tërësinë e parimeve që do të udhëheqin procesin e zbatimit të riorganizimit të kompetencave tokësore të gjykatave të apelit, duke synuar vijimësinë në drejtimin dhe ofrimin e shërbimeve gjyqësore, administrative dhe atyre mbështetëse nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në datën 1 shkurt 2023.

Parimet bazë mbi të cilat është hartuar akti i miratuar sot përfshijnë garantimin e vazhdimësisë së ofrimit të shërbimit qytetarëve dhe përdoruesve të gjykatës në një gjykatë plotësisht funksionale në datën 1 shkurt 2023, parimin e efikasitetit në trajtimin e procesit të riorganizimit, mbajtjen në konsideratë të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të gjykatave, përmbylljen e procesit të riorganizimit brenda afatit të caktuar dhe me transparencë.

Vendimi është hartuar duke marrë në konsideratë standardet më të mira ndërkombëtare, të cilat kanë udhëhequr procesin e vlerësimit dhe përgatitjes së hartës se re gjyqësore, që synojnë të garantojnë ofrimin e shërbimeve, specializimin dhe racionalizimin e shpenzimeve publike.

Akti i miratuar reflekton tërësinë e masave që duhen marrë paraprakisht me qëllim që konfigurimi i ri i propozuar të garantojë vazhdimësinë dhe funksionalitetin e pandërprerë të shërbimeve në gjykatë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.