Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hellbanianz, zbulohen emrat e anëtarëve në burgjet angleze

15:27 / July 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkrimi ne mediat britanike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hellbanianz grupi muzikor në Londër, vihet përsëri në qendër të një investigimi të medias angleze për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze me burim paratë e fituara nga kriminaliteti.

Është gazeta e të dielës Mail On Sunday e cila pas një investigimi të gjatë shkruan se Hellbanianz përmes muzikës së tyre dhe video-klipeve ku shfaqen në një jetë luksoze po rekrutojnë anëtarë të rinj shqiptarë.

“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët rekrutojnë ushtarë të rinj në Angli, përmes videove, ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce e duke u dhënë jehonë kapove sikur të jenë një kartel droge”.

Kështu shkruajnë gazetarët e Mail On Sunday Mark Hookman dhe Jake Ryan, sipas të cilëve duke cituar burime nga komuniteti shqiptarë në Angli thonw se Hellbanianz e përdorin muzikën si një PR për qëllimet e tyre kriminale.

E ndërsa të gjithë i njohin anëtarët dhe drejtuesit të Hellbanianz përmes presudonimeve gazetarët anglez kanë mundur të zbulojnë emrat e tyre të vërtetë.

‘Stealth’ një prej këngëtarëve kryesor të grupit i cili shfaqet në videoklipet e Hellbanianz i rrethuar nga djem më maska është Fatjon Dibra nga Burreli.

Ndërsa një tjetër anëtarë i rëndësishëm i këtij grupi është “Vinz”, që sipas kësaj gazete quhet Ervin Selita 26 vjec edhe ky nga Burreli.

Burgu

Disa prej këngëve të Hellbanianz i dedikohen anëtarëve të grupit tashmë të burgosur për krime të ndryshme. Gazetarët e kësaj gazete kanë mundur të identifikojnë një bisedë në Instagram Live, mes dy anëtarëve të burgosur të Hellbanianz të cilën më pas e kanë publikuar në Youtube.

Azem Dajci i njohur me pseudonimin ‘Ziro’ bashkëbisedon përmes një telefoni Iphone të futur ilegalisht në burg me anëtarin tjetër të grupit njohur me nofkën ‘Gucci’ i identifikuar si Fabion Kuci.

Dajci dhe Kuci ndodhen në paraburgimin e burgur Wormwood Scrubs në pritje të dënimit për grabitje të dhunshme.
Kuci 27 vjeç ka pranuar akuzat për grabitje në rrethana rënduese. Po ashtu edhe Dajci 26 vjec, ka pranuar të njëjtën akuzë si dhe atë për mbajtje të një arme dhe municionesh pa leje.

Gazetarët e Mail On Sunday kanë njoftuar autoritetet e burgjeve për këtë video ku dy shqiptarët flasin Live në Instagram. Pas kontrollit të qelive të tyre janë zbuluar tre telefona Iphone të futur në mënyrë ilegale.

Një zëdhënës i burgjeve angleze tha se “Ne do ti ndëshkojmë ata për gjetjen e telefonave, ndërkohë Instagram bllokoi llogaritë e Azem Dajcit dhe Fabion Kucit.

Ndërkohë në faqen online të Mail On Sunday ky artikull është komentuar nga më shumë se 400 persona të cilët shprehin habinë se si Youtube nuk i heq këngët e Hellbanianz të mbushura me lirika nga ku krenohen për jetën e tyre dhe i këndojnë drogës përfshi ngritjen në piedestal të dhunës.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.