Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Heqja e imunitetit të Berishës, Këlliçi: Ky është momenti që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë

22:16 / December 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Unë mendoj që ky është një moment që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë”, kështu është shprehur deputetit i PD, Belind Këlliçi. I ftuar në studion e “Opinion”, Këlliçi u shpreh se ky është një moment që Partia Demokratike duhet t’i thirrë mendjes për të kuptuar se po vendi po shkon drejt instalimit të autokracisë totale.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij deputeti Këlliçi u shpreh se të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike e ndjejnë se do të duhet të dyfishojnë punën e tyre dhe angazhimin e tyre publik që opozita të dalë nga kjo situatë.

Belind Këlliçi: Nga java tjetër do të ketë një angazhim shumë herë më të madh të kryesisë të Këshillit Kombëtar. Sali Berisha nuk do të jetë aty, por do të vazhdojë ta drejtojë.

Blendi Fevziu: A ka hapa konkret?

Belind Këlliçi: Sapo ka ndodhur dhe është një ditë jo e zakonshme për Partinë Demokratike dhe zinxhirin drejtues. Kjo është hapi i parë sa i përket zinxhirit drejtues. Patjetër PD do të duhet të hapet, por kjo është një fazë e dytë e cila do të nisë me fillimin e vitit që i përgjigjet zgjedhjeve të 2025. Pikë së pari ne duhet të mbajmë PD aktive në terren gjithë kohën. Deputetët janë të bashkuar, e cila do të japë një mesazh që në aktivitetin politik të grupit parlamentar nuk do të ndryshojë asnjë gjë. Do të vazhdojë e njëjta kauzë dhe jeta do të vazhdojë.

Blendi Fevziu: Ju e shifni që PD do të rivitalizohet duke pasur Berishën dhe në ‘arrest shtëpie’ apo mendoni se kjo mund të vijë përmes një delegimi dhe krijimi të një lidershipi të ri?

Belind Këlliçi: Etapa e parë është kjo që ndodh. Unë e pashë edhe vetë sot dhe të gjithë anëtarët e ndjejnë se duhet të marrin më shumë përgjegjësi do të duhet të dyfishojnë punën e tyre, angazhimin e tyre publik. Unë mendoj që ky është një moment që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë. Është një moment për t’i thërritur mendjes dhe për të kuptuar se po shkojmë drejt instalimit të autokracisë totale në vend.

Ndër të tjera Këlliçi u shpreh: Ajo betejë që po bëhet sot nga opozita është që ky vend të ketë një opozitë reale, jo të kapur të kontrolluar dhe satelit të qeverisë. Unë nuk kam bërë ndonjëherë opozitë të tillë.

belind kellici Berisha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.