Heshtja e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi ka ngritur mjaft hamendësime. Ajo zakonisht është shumë aktive në raste të tilla. Klement Balili i njohur ndryshe si “baroni i drogës”, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm. Ndërkohë kuriozitet opinioni publik kishte edhe për qëndrimin Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi Balili drejtoi drejtorinë e Transporteve dhe ishte emëruar nga LSI.
Rreth dy orë pas publikimit të informacionit për arrestimin e Balilit, është bërë i gjallë dhe Presidenti Meta. Nga Lezha, ai është shfaqur i zverdhur para mediave dhe më nje pamje të trembur në fytyrë.
Reagimet kanë ardhur nga politika shqiptare, por edhe nga SHBA-BE. Lidhur me rastin reagoi edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, por ku ‘humbi’ kryetarja e LSI Monika Kryemadhi? Kryemadhin jemi mësuar ta shohim thuajse gjithmonë me gjuhë vulgare, reagime të shpejta dhe akuza të rënda kundër qeverisë.