Një ngjarje tepër e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në Himarë.
Një burrë është filmuar duke masakruar me çekiç një qen brenda një shtëpie.
Pamjet janë tepër të rënda dhe është hera e parë që ndeshemi me të tillë masakër ndaj kafshëve të paktën në Shqipëri.
Sipas dëshmitarëve burri ishte rreth moshës 50 vjeçare dhe përveç çekiçit e masakroi kafshën e gjorë edhe me thikë ndërsa pas vrasjes e groposi.
I dhimbshëm është edhe një fakt tjetër: aty pranë gjendej edhe një qen tjetër i lidhur i cili qante ngaqë nuk mund të bënte asgjë për “shokun” e tij.