Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Video / I marrin tokën, ujin, e dhunojnë dhe tentojnë t’i trafikojnë vajzën. Kadiu: Më mirë t’më vrasin

17:26 / July 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
67261869 2436846183226263 8686965170301304832 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E trishtë historia e banorit të Gurrës së Madhe në rrethin e Matit, Liman Kadiu. Prej 12 vitesh 62 vjeçari rreket të gjejë drejtësi dhe të qëndrojë i qetë në vendlindje. Por strukturat shtetërore nuk ia zgjidhin konfliktin me kushërinjtë. Duke iu dridhur zëri Kadiu tregon se zanafilla e konfliktit me të afërmit nis në vitin 2007 kur tre kushërinj i bllokojnë rrugën, ujin e pijshëm e vaditës dhe i zënë një pjesë toke.

“Më bllokuan rrugën, nuk më lejuan të marr ujë të pijshëm dhe vaditës, lëvizën kufijtë e tokës. Goditën me sende të forta mua, djalin, vajzën dhe gruan. Xhaxhai dhe vëllai im për shkak të dhunës së M, A e E. Kadiut ikën nga fshati. Nuk e duruan sherrin, padrejtësinë”, tregon Liman Kadiu.

Qytetari i Bashkisë së Klosit ka trokitur në zyrat e pushtetit vendor dhe ka kërkuar zgjidhjen e konfliktit. Kur autoritetet vendore kanë heshtur ai ka vendosur të denoncojë në Polici dhe Prokurori dhunuesit. Asnjë përgjigje nga zyrtarët e bashkisë dhe ato të strukturave të tjera shtetërore.

Në vitin 2011 situata bëhet më e vështirë. Kur tre kushërinjtë dhunojnë familjen e Liman Kadiut djali rrëmben armën dhe qëllon mbi agresorët, duke lënë të plagosur në këmbë njërin prej tyre. Dorëzohet në Polici dhe pas gjykimit të shkurtuar dhe rrethanave të tjera lehtësuese dënohet me 4 vjet burg.

Por, pa dalë ende nga qelitë, familja Kadiu përjeton një tjetër ngjarje të rëndë. Limani thotë se në vitin 2016, kohë kur vajza e tij ishte në gjimnazin “Pjetër Budi” Burrel, tre persona, mes tyre dhe një familjarë i atyre që dhunonin familjen e Liman Kadiut tentojnë t’i rrëmbejnë vajzën dhe t’ja trafikojnë jashtë vendit.

“Tre persona i janë afruar vajzës në rrugën e gjimnazit dhe kanë tentuar ta marrin me forcë në mjetin e tyre. Ajo arriti t’i identifikojë personat që ndërmorën këtë akt kriminal. Ne bëmë denoncim por Prokuroria vendosi mosfillimin e hetimeve”, thotë 62 vjeçari i brengosur. Rrëmbimi i vajzës u tentua në shenjë hakmarrje për plagosjen që vëllai i vajzës kreu në fshat.

Djali sapo është liruar nga burgu ka emigruar në Gjermani, Holandë e Francë, duke kërkuar azil, ndërsa një vit më pas i është bashkuar edhe motra që u shpëtoi trafikantëve nga Gurra.

Prej kohësh kushërinjtë i dërgojnë njerëz në shtëpi Liman Kadiut dhe i kërkojnë të largohet nga fshati, të lë shtëpinë, tokën, ujin, rrugën, gjithçka. Mirëpo ai nuk pranon, madje përgjigja e tij ka qenë e prerë: Ja ku më keni, më vrisni !

Është ankuar Kadiu edhe në media e struktura ndërkombëtare, por përgjigja ka qenë se raste të tilla ka plot dhe nuk mund të trajtohen nga ana e tyre. /tirananews.al/




Gurrës së Madhe liman kadiu trafikojne vajzen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.