Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka uruar 107-vjetorin e Ushtrisë Shqiptare përmes historisë prekëse të Kleas 9-vjeçare e cila i shpëto tërmetit pasi ishte në Tiranë për të festuar ditëlindjen e saj të nëntë.
“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë! Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit. Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës! #107VjetFA🇦🇱”, shkruan ministrja.