TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Monika Kryemadhi tregon pse filloi palestrën: Ndjeva fundin, nuk ngrita dot valixhen në avion

22:16 / September 30, 2023

Video erotike/ Luana Vjollca: S’jam unë ajo, kam zgjedhur rrugën e punës!

21:57 / September 30, 2023

Vuçiç: Ushtria s’do hyjë në Kosovë, ne do të tërheqim forcat tona nga kufiri

21:31 / September 30, 2023

Shqipëria përmbyll Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit/ Hasani: Krenar që e drejtuam në një periudhë kaq kritike

20:54 / September 30, 2023

Zjarrfikësit prej 5 ditësh në “luftë” me flakët në Pishporo/ Prefekti Shehaj: Katastrofë mjedisore

20:20 / September 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Historia e suksesshme e Andrea Nastos, nga punëtor krahu në Greqi, në tenor në Suedi

12:48 / January 19, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Talent, punë dhe fat. Ky trekëndësh që në përgjithësi çon në sukses, duket se deri sot nuk kishtë lidhje me Andrea Naston, një shqiptar në Greqi, të cilit i mungonte elementi i tretë, fati. Andrea, një muzikant i talentuar shkoi në Greqi në moshën 18 vjecare për një jetë më të mirë. Sot ai është bërë personazh në median greke, për faktin që më në fund edhe fati i buzëqeshi.

Kur mbërriti në Greqi ai nuk e kishte përfunduar shkollën e muzikës për kanto, ndaj vijoi studimet dhe u diplomua në Athinë në konservatorin e muzikës. Por ndërkohë i është dashur të punojë shumë. Ka punuar në dy-tre pune, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Që nga transporti, kamerieri, kopshtari, shitës karburanti, disa prej tyre në të njëjtën kohë. Por dashuria e tij e madhe ishte, është dhe do të jetë muzika, dhe Andrea është shembulli që vërteton se kur je i pasionuar për diçka, nuk e njeh as lodhjen, as sakrificën.

Sot 46 vjecar, baba i një vajze Andrea Nasto tregon se flinte vetëm dy ose tre orë në ditë. Kur kthehej në shtëpi natën vonë, qëndronte zgjuar dhe të studionte. Kur punonte si kamerier ndonjëherë merrte mikrofonin dhe këndonte duke emocionuar klientët e restorantit.

“Në zhanrin që këndoj ka pak mundësi dhe madje më pak në Greqi. Është gjithashtu një çështje fati, i cili nuk më ka ndihmuar deri tani”, thotë Andrea për median greke.

Grekët thonë se “talenti dhe kollitja nuk mund të fshihen”. Kështu 46-vjeçari filloi të bëhej i njohur. Duke punuar gjithmonë disa orë në ditë, ai filloi të shikonte jashtë vendit për mundësinë e tij të madhe. “Vitet kalojnë dhe nuk kam kohë për të pritur mundësinë”, tha ai dhe iku.

Pas një provimi shumë kërkues, ai arriti të fitojë vendin e tij në Stokholm, si tenor i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

 “Ajo që bëj më mbush jetën dhe shpirtin. Ndjenja pozitive më pushtojnë kur këndoj. Unë besoj tek vetja ime edhe pse kam patur shumë dështime, por është njerëzore dhe e bukur të jetosh me vuajtjet e tua. Askush nuk e di ku të con fati, ndaj provoni. Unë do të këmbëngul deri sa të vdes, sepse besoj se kur këmbëngul, në një moment do të ndodhë ajo që dëshiron”, thotë ai.

Deri në verë kur Andrea të këndojë në operan mbretërore të Suedisë, për të cilën po punon, Andrea Nasto këndon tani në hollin e hotelit Britania e Madhe!

punetor suedi TENOR
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përleshje të dhunshme në Suedi pas djegies së Kuranit

18:43 / September 4, 2023

Sulm me armë në konsullatën suedeze në Turqi, plagoset rëndë punonjësja

19:06 / August 1, 2023

Del fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në ballkonin e banesës në Suedi

19:59 / July 10, 2023

Lindita Nikolla takim me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, zbardhet biseda

16:22 / June 13, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Video erotike/ Luana Vjollca: S’jam unë ajo, kam zgjedhur rrugën e punës!

21:57 / September 30, 2023

Vuçiç: Ushtria s’do hyjë në Kosovë, ne do të tërheqim forcat tona nga kufiri

21:31 / September 30, 2023

Arrestohet Aldi Mustafa, pak kohë më parë i shpërthyen makinën me tritol

20:06 / September 30, 2023

FNSH aksion në Vlorë, kontrolle për persona që lëvizin me armë apo të shpallur në kërkim

19:20 / September 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Monika Kryemadhi tregon pse filloi palestrën: Ndjeva fundin, nuk ngrita dot valixhen në avion

22:16 / September 30, 2023

Video erotike/ Luana Vjollca: S’jam unë ajo, kam zgjedhur rrugën e punës!

21:57 / September 30, 2023

Vuçiç: Ushtria s’do hyjë në Kosovë, ne do të tërheqim forcat tona nga kufiri

21:31 / September 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.