Dashi (21 Mars – 20 Prill): Ju ua impononi idetë tuaja të tjerëve dhe e bëni këtë pa e kuptuar. Por jo të gjithë të durojnë ndaj jini fleksibël dhe gjithçka do të shkojë normalisht. Ndjeheni të lodhur dhe keni nevojë për gjumë. Ndaj pushoni, flini ca dhe ngrihuni me këmbë të mbarë.

Demi (21 Prill – 20 Maj): Do të keni të drejtë të ndiqni intuitën tuaj. Nga ana tjetër mjaft më me parimin më jep të të jap. Provoni të pyesni pa kushte dhe të jepni e merrni me të tjerët pa e vrarë shumë mendjen çfarë do të merrni mbrapsht. Kjo ditë ka nevojë për pauza pushimi. Mbi të gjitha për të mbajtur nën kontroll nervat.

Binjakët (21 maj – 21 qershor): Ka një gjë që ju karakterizon: Nuk e keni fare problem të përqendroheni në mendimet tuaja të brendshme, analizoni me detaje kush e tha, si e tha e ose e tha. Mos vallë duhet të ulni ca ritmin? Shfrytëzoni rastin të flisni me njerëz të afërt, hapuni tek ata që u besoni. Dhe mos u lodhni shumë këtë fundjavë nëse nuk keni diçka që duhet bërë me ngut.

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik): Jeni njeri protektiv dhe e teproni ca. Më e mira do të jetë të ruani qetësinë dhe mos u përzieni me askënd. Stërmundimi mendor, stresi dhe nevoja e dëshita për të bërë gjëra të mëdha, të gjitha këto janë arsye që mund të shkaktojnë lodhje të jashtëzakonshme.

Luani (23 korrik – 23 gusht): Jeni në gjendje të mirë psikologjike. Përfitoni nga kjo për të kërkuar dhe marrë atë që meritoni: Të drejtat tuaja janë tuajat dhe kjo nuk ka pse të jetë kaq e vështirë. Mjaft që të viheni pak në lëvizje dhe gjërat do të shkojnë në vendin e duhur. Nga ana tjetër ndjeheni të lodhur, si të këputur, të qullët. Ju ndodh sepse nuk po merreni as me palestër dhe as me ecje e ushtrime. Nxitoni!

Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator): Do të jetë e lehtë për ju të kontaktoni me njerëz shumë interesantë dhe për këtë, ka të reja në horizont. Jeni të stresuar dhe doni ta hiqni qafe këtë gjendje, sidomos tani që nis fundjava dhe është verë. Ndaj, ndajeni mendjen: Keni nevojë të lëvizni gjetiu dhe pikë! Edhe diçka, mos harroni: Uleni ritmin e mendimeve që ju ikin e vijnë në kokë. Po ju merret fryma!

Peshorja (23 shtator – 22 tetor): Mos u mbështetni tek askush, por tek vetja juaj. Duhet ta keni të qartë se duke u marrë vetë me gjërat, kjo do t’ju bëjë njerëz më të pranueshëm dhe më të pëlqyer tek të tjerët. Ju jeni realistë dhe kjo natyrë që keni, ndihmon shumë njerëz përreth jush. Por mos vallë keni harruar të mendoni dhe për veten?

Akrepi (23 tetor – 22 nëntor): Intuita juaj është shumë e fortë sot! Instinkti ju çon në drejtimin e duhur. Përfitoni nga kjo për të hequr qafe disa fiksime që bazohen në rrethana të së kaluarës dhe që ju dëmtojnë, veçanërisht në lidhje me zakonet tuaja të ngrënies. Ushqimi shijohet, nuk abuzohet!

Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor): Rrezikoni të dukeni tepër egoist/e dhe keni nevojë të relaksoheni. Po i ekzagjeroni gjërat, jo gjithçka duhet marrë seriozisht ndaj uleni pak ritmin dhe në këtë pikë ju duhet që të gjeni një ekuilibër.

Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar): Një humor i mirë ju bën popullor dhe të pëlqyer tek ata që ju rrethojnë. Do të jeni të mirë në përhapjen e kësaj fry.e dhe do të jeni në top formë. Mos u përpiqni të trajtoni të gjitha problemet menjëherë. Mendoni dhe për dietën ditore.

Ujori (21 janar – 19 shkurt): Duhet të përqendroheni në atë që është thelbësore dhe jeni më serioz se zakonisht, poe rrethanat duken se keni të drejtë. Ju duhet të tregoni se jeni në gjendje të improvizoni, mos u përmbani kur është fjala për këtë.

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars): Jeta juaj dashurore do të jetë në plan të parë, prandaj dilni nga guaska pa vonesë! Për ta bërë këtë, duhet të rimbushni bateritë dhe të flini gjithnjë e më mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here