Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish edhe në moshë të re në vendin tonë. Fatkeqësisht ka humbur jetën një zjarrfikës nga Mirdita.
Bëhet me dije se Tonin Ndoka 47-vjeç nga fshati Rrasfik humbi betejën për jetën me koronavirusin mëngjesin e së hënës ne Spitalin Infektiv në kryeqytet, ku ishte i shtruar.
Mësohet se ai ishte i infektuar prej 10 ditësh dhe gjendja e tij shendetesore ishte rënduar së tepërmi.
Ndoka ishte baba i dy femijeve dhe punonte si zjarrfikes qe prej vitit 2017.

