Partizani ka humbur sonte kundër Tiranës me rezultatin 2 me 1 dhe duket se kjo nuk i ka pëlqyer drejtorit sportiv, Olsi Rama.
Gazetarët janë dëshmitarë të çasteve kur Olsi Rama i kërkon llogari kryesorit të pëballjes Enea Jorgjit, për arbitrimin e ndeshjes.
Biseda mes Ramës dhe Jorgjit, nuk dëgjohet por nga sa kuptohet, nga gjestet, drejtori i Partizanit nuk është i kënaqur dhe po ankohet.