Kur Timoti Ueah shënoi sot në portën e Uellsit në minutën e 36-të të sfidës në Kupën e Botës, festa nuk ishte vetëm në SHBB të cilën ai përfaqëson në arenën ndërkombëtare. Për futbollistin 22-vjeçar ka pasur festë edhe në Liberi, vendi ku babai i tij është një idhull në futboll e jo vetëm.
Timoti Ueah është djali i ish-sulmuesit të famshëm Liberian, Xhorxh Ueah, i cili në vitet ’90 ishte një nga emrat më të njohur të panoramës futbollistike botërore. Fituesi i vetëm afrikan i “Topit të Artë”, regjistroi suksese të shumta me fanellën e PSG dhe Milanit në karrierën e tij, ku mori aq famë sa iu kthye politikës dhe që nga viti 2018 është presidenti i vendit të tij.