Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I biri i partizanit nis gjyqin për nder dhe dinjitet: Ja e vërteta e babait tim

17:22 / September 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga debatet mes historianëve dhe medias, polemikat për luftën Antifashiste- Nacional- Çlirimtare zbresin për herë të parë në gjykatë. Arben Saliu, djali i Maman Saliut, partizan gjatë rezistencës antifashiste si edhe komandant i çetës “Sali Vranishti” kërkon drejtësi nga gjykata pasi emri i të atit është përfshirë në librin “Kriminelët e Luftës ” nga i padituri Çelo Hoxha. Paditësi dhe i padituri u ftuan nga gjykata për pajtim, por çështja do t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm “Unë kam ardhur sot këtu jo për të mbrojtur babain tim, por nderin dhe dinjitetin e babait tim që ishte një atdhetar dhe patriot idealist dhe nuk mund ta bëjnë pis njerëz, të cilët nuk e di nga çfarë ndjenjash ushqehen. Unë nuk mund të kostestoj as emrat që ka ai libër, as që mund t’i miratoj; unë kontestoj listimin e emrit të babait tim, që dje bëri luftën dhe sot duan t’i thonë kriminel. Babai im ka ikur nga jeta me 13 plagë në trup dhe është varrosur me copa predhe në trup në moshën 90-vjeçare”, shprehet Arben Saliu, djali i Maman Saliut. I rritur në një familje të njohur patriotike, Arben Saliu vendos të flasë për dëmtimin që po i bëhet historisë duke mohuar kontributin e heronjve dhe dëshmorëve. “Padrejtësisht etiketohet si një nga kriminelët e luftës së bashku me disa nga bashkëluftëtarët e tij siç është edhe heroi i popullit, Hysen Cino apo Mustafa Matohiti e të tjerë. Në këtë listë janë përfshirë edhe njerëz me një sens të theksuar patriotik siç është Gjergj Kokoshi. Ai luftoi dhe më pas u burgos. Nuk e di, sot jeni në 16 shtator dhe mesazhi është i qartë, luftën e bënë njerëzit liridashës. Në këtë listë ishte futur edhe Rrahman Parllaku që ka vdekur, nuk e kuptoj si mund të jetë në këtë listë Gjergj Kokoshi, Ollga Plumi, Sejfulla Malëshova, Mustafa Matoiti, Mustafa Xhani, Hajdar Dushi e të tjerë”, deklaron Saliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

16:17 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.