Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka sulmuar Berishën, pasi ky fundit “mbrojti” Arben Ahmetajn, për shkak të kërcënimeve të marra nga Edi Rama.
PD në një deklaratë shprehet se rrogëtari i Ahmetajt është bërë së fundmi avokat i tij.
Sipas PD-së së Bashës, Berisha me paturpësinë më të madhe përmend dhe McGonigal, kur ky njësoj si Edi Rama, sulmuan Lulzim Bashën me akuzat e sajuara prej tij.
DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE
Rrogëtari i Arben Ahmetaj që së fundmi është bërë dhe avokati i tij, ka dalë sot në dritare me diarenë e përnatshme të sulmeve dhe mashtrimeve kundër Lulzim Bashës.
Me paturpësinë më të madhe përmend dhe McGonigal, kur ky njësoj si Edi Rama, sulmuan Lulzim Bashën me akuzat e sajuara prej tij.
Sot Sali Berisha duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve për mashtrinet që ka bërë duke përdorur akuzat e Ramës dhe McGonigal.
Sali Berisha duhet të tregojë a i ka çuar ai njerëzit e tij të afërt të dëshmojnë kundër Lulzim Bashës tek McGonigal?
Akuzat e dala boje nuk do ta shpëtojnë Sali Berishën nga kjo e vërtetë dhe bashkëpunimi i tij me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës.
Bashkëpunimi i nisur ne vitin 2008 nuk u ndal për asnjë çast. Sot ata janë prapë bashkë në leje ndërtimi dhe kundër SPAK-ut.