Postoi video në një rrjet social, për të treguar shkeljen rrugore që po kryente, identifikohet dhe arrestohet i riu.
Në pranga është vënë E. D., 21 vjeç, i cili ka publikuar një video në “Tik Tok” teksa drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.
Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.