Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

I hapi ”derën” plumbit/ Qytetarja kërkon të paguajë shpenzimet e ceremonisë mortore të Musaen Zenelit

20:50 / June 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një qytetare nga Shkodra është vetëofruar që të paguajë shpenzimet e ceremonisë mortore të Musaen Zenelit, kamarierit që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, pa pasur asnjë faj. 

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e ”JOQ”, qytetarja e cila ka preferuar të mbetet anonime është treguar e gatshme që të ndihmojë familjen Zeneli në këto çaste mjaft të dhimbshme që po kalon. Nëna dhe vëllai i 20-vjeçarit janë dy personat e vetëm që kanë mbetur nga kjo familje dhe jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Qytetarja ka lënë në redaksinë e ”JOQ” numrin e telefonit dhe ka kërkuar që nëse dikush e njeh familjen e të riut ta lidhë me të.

Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme. Tre të tjerët që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës janë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç. Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.

“Çkemi joq, jam e gatshme me pagu tan shpenzimet e ceremonise se 20-vjeçarit. Nëse eshte e nevojshme. Jetoj në Shkodër, por desha me mbet anonim. Me gjeni nje numer kontakti te te afërmve të tij, ose te me lidhin nga ju. Faleminderit,”- shkruan ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.