Tradhëtia e Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të motrës së partneres së tij ishte lajm botëror vitin e shkuar, duke shkaktuar tronditje dhe në klanin Kardashian- Jennner.
Por duket se gjithçka është hedhur pas krahëve dhe Khloe e ka falur Tristan një herë e mirë pasi të dy po kalojnë së bashku izolimin në rezidencën në Kaliforni.
Çifti u nda vitin e kaluar pas disa skandaleve të njëpasnjëshme tradhtie nga ana e basketbollistit, por mbetën miq pasi të dy po kujdeseshin për vajzën e tyre 2-vjeçare True.
Dhe pasi jetuan javë të tëra bashkë, të karantinuar në një shtëpi, ylli i realitety shoë-t, 36 vjeç dhe ylli i NBA, 29 vjeç, po i japin lidhjes së tyre një tjetër shans, tha një burim për People.
Burimi tregoi të mërkurën se “Tristan po punon shumë për ta provuar veten dhe ka qenë një baba i shkëlqyeshëm për True, gjë që e ka shtyrë Khloe-n t’i japë një shans tjetër”.
