Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“I hedhim produktet në lumë, na mbyti importi”, Spaho në Korçë: Fund braktisjes më 25 prill

14:05 / March 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7466f1ab e503 4809 9060 885cc3871318 643x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Edmond Spaho ka zhvilluar sot një takim me fermerët e zonave të Kreshpanjit, Golloberdës, dhe Pendavinjit.

Këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre se ndihen të braktisur nga qeveria, ndërsa theksuan se prodhimet e tyre i hedhin prodhimet në lumë.

“Të punosh 24 orë në ujë, të prodhosh mallin dhe mos kesh ku ta shesësh çfarë kënaqësie mund të ndjesh? Sjellin patate nga Maqedonia dhe lihet malli ynë. Kemi shume vite që e hedhim prodhimin në lumë. Paguajmë fadromat për ta hedhur, është djersa jonë.”- tha një fermer, ndërsa një tjetër tregoi për thellimin e pabarazisë në treg nga prodhimet e huaja. “Edhe vjet patatja u dëmtua, u hodh, nuk merrej as me 50 lekë. Këtë vit u fut dhe qepa nga Serbia dhe u rrezikua rëndë shitja e qepes vendase. Puna jonë e dy viteve ka ikur në lumë. Nuk kemi marrë asnjë lek nga prodhimet. Edhe qepa u shit nën koston e prodhimit. Asnjë lekë fitim.”- tha një fermer.

Edmond Spaho garantoi fermerët se kësaj gjendje do t’i jepet fund pas ndryshimit me votë në 25 Prill.
“Programi i PD garanton mbështetje të madhe për bujqësinë, pasi në zonat rurale jeton gjysma e popullsisë dhe bujqësia siguron 20 % te prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria do të subvencionojë fermerët me lekë në dorë në bazë të prodhimit, pa burokraci, që prodhimi i tij të konkurrojë me prodhimet e huaja dhe djersa e fermerit të shpërblehet. PD do të ulë çmimin e karburantit, të energjisë elektrike, në mënyrë që fshatari të nxjerrë prodhimin me kosto më të ulët dhe te rrisë të ardhurat dhe mirëqenien. Por ky program bëhet realitet pasi të heqim me votë Edi Ramën më 25 Prill. Kjo është nje ditë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Ne 25 Prill Rama humbet dhe Shqipëria fiton”- tha zoti Spaho.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.