Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

I jashtëzakonshëm, Ronaldo udhëheq Juven drejt triumfit ndaj Atleticos

22:58 / March 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E kishte besuar, e kishte premtuar nën zë dhe e ka realizuar me vepra në fushën e blertë të “Allianz Stadium” të Torinos. Cristiano Ronaldo ka shënuar plot tri herë në portën e mbrojtur nga Jan Oblak i Atleticos së Madridit, për të përmbysur disavantazhin e dyfishtë të takimit të parë në “Ëanda Metropolitano” dhe për ta kualifikuar Juventusin në fazën e çerekfinaleve të Champions League.

Për bardhezinjtë, ka mjaftuar blerja më e bujshme dhe më e kushtueshme e verës së kaluar, për të mos shuar shpresat për trofeun më të lakmuar në rang klubesh në Europë. Një gol i shënuar në pjesën e parë, me kokë, një tjetër i tillë i shënuar me fillimin e pjesës së dytë dhe një penallti e ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, bënë që Cristiano të shkruajë me “gërma të arta” emrin e tij në këtë sukses të “Zonjës së Vjetër”.

Të shënosh tri herë në portën e Atleticos, përballë një gjiganti si Oblak, ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe shumëkush mund ta cilësonte si të pamundur, por portugezi e kishte bërë edhe dy herë të tjera në të kaluarën, kur luante me Realin e Madridit.

Me rezultatin e përgjithshëm 3-2, Juventusi hedh një hap më shumë drejt objektivit sezonal, duke qenë se titullin kampion në Itali e ka thuajse të siguruar, pasi nuk ka rivalitet, ndërkohë që të besuarit e Diego Simeones ndalin këtu marshimin e tyre në Champions.

Kualifikimin për më tej e siguroi edhe Manchester City, pas një fitoreje të thellë ndaj gjermanëve të Schalke 04, me rezultatin 7-0 në “Etihad Stadium”, teksa përballja e parë kishte përfunduar 3-2 në favorin e “Citizens”, luajtur në Gjermani.

atletico manchester Manchester City Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.