Edhe pse tashmë iu bënë mëse 4 vite që është angazhuar në politikë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është treguar gjithnjë e kujdesshme për të mos bërë publike jetën e saj personale.
Por sot, ajo është “dorëzuar” duke publikuar një foto me bashkëshortin dhe djalin e saj që sot festoi ditëlindjen.
“Sot në ditën më të veçantë të familjes sonë, në ditën e lindjes së Itienit. 100 vjeç biri im”, shkruan ministrja Gjonaj.
Duke shfrytëzuar dhe mbylljen e fushatës, Gjonaj ka zgjedhur që të marrë pak pushim duke festuar ditëlindjen e Etienit në një prej restoranteve në kryeqytet.