Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“I kam duart me kallo”, ja çfarë i kërkoi gjimnazisti Lulzim Bashës

14:48 / March 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha te rinjte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë qëndrimit në Korçë, kryedemokrati, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë, të rinj dhe të reja ndërsa pohoi para tyre se PD-ja do të jetë partia që do iu qëndrojë gjithmonë në krah të rinjve shqiptarë.

Lideri i selisë blu tha se potenciali i rinisë shqiptare është shumë i madh, por për fat të keq shtoi ai, gjërat shkojnë në kahun jo të duhur pasi qeveria punon kundër interesave parësore dhe kundër rinisë.

“Sot ti ke folur si një deputet dinjitoz. Detyra e PD është që të shtrojë rrugën për të ardhmen e këtij brezi të mrekullueshëm. Nuk ka inferioritet me moshatarët europianë, por jemi  në inferioritet në raport me qeverinë. Rama akoma bën sikur është zot i fateve tona, por nuk është ashtu.  Protesta juaj nuk ka qenë dështim. Beteja e 16 marsit është një betejë për ndryshim, Ndryshimi është i pashmangshëm”, tha Basha.

Nga ana tjetër, një gjimnazist në bashkëbisedim me Lulzim Bashën u shpreh se ajo që kërkon rinia është që të qëndrojë këtu dhe të lidhet fatet e së ardhmes me Shqipërinë e jo të largohet drejt vendeve të tjera.

Ai pohoi se është i detyruar të punojë në arat e fshatit dhe duart e tij janë mbuluar nga kallot, por u shpreh, se askush nuk do mundet dot ta diskriminojë.

“Ne nga kjo qeveri paguajmë një haraç më shumë. Ai na quajti shpellarë. Sot kam ardhur me kallo në duar nga puna e fshati, nuk mund të më diskriminojë as Edi Rama dhe as Donald Trump. Ëndrrat tona janë e ardhmja jonë. Ne nuk kemi kusur që të vuajmë jashtë shteti dhe ne të ardhmen duam ta kemi këtu”, tha një gjimnazist.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dua një drejtësi që nuk duket majtas as djathtas/Rama për BBC: Protestat shenjë e demokracisë, reforma në drejtësi kontribut historik i PS-së

11:52 / July 4, 2026

Manastirliu poston ‘mesazhin’ e rremë të Maznikut: Gënjeshtra dixhitale e ka jetën e shkurtër

22:57 / July 3, 2026

Hapet Shkolla e Pilotëve në Rinas, Rama zbulon projektin me Izraelin për Forcat Speciale

13:40 / July 3, 2026

“Kadastra s’do të jetë më makth”, Rama: AI do të menaxhojë prokurimet publike, do t’i japë fund problemeve me tenderat

12:26 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.